english | srpski
 Rreth nesh   Misioni&Vizioni   Pyetje të shpeshta   Kontakti   Linqe 
spacer
spacer

Filatelia e Postës së Kosovës

Filatelia, pa dyshim është pjesa më atraktive dhe më e ndjeshme postare. Andaj, në PTK Sh.A. Filatelisë i është kushtuar kujdes i veçantë.

Filatelia e Postës së Kosovës ka filluar më 15 Mars të vitit 2000, kur u prodhua emisioni i parë i pullave postare, që pati për temë paqen. Emisioni i parë përmbante 5 pulla postare të shoqëruara me Zarfin e Ditës së Parë.

Që atëherë e deri më tani (2000 - 2008) janë emetuar 37 emisione të pullave postare, me gjithsej 111 pulla postare me vlera të ndryshme nominale.

Tematika e këtyre emisioneve të pullave postare ka qenë e ndryshme, që nga Paqja - Dita Ndërkombëtare e Paqes; Flora e Fauna e Kosovës... e deri te Artizanalet; Zbulimet Arkeologjike; Numizmatika e Kosovës; Veprat artistike, etj.
 
Në vitin 2006 Filatelia e PTK Sh.A. mori pjesë në Panairin e 30 Ndërkombëtar të Pullave Postare, me ç’ rast pulla postare e kësaj filatelie - “Fyelli”, nga cikli i instrumenteve muzikore, në mesin e 1180 ekspozuesve tjerë filatelikë, u vlerësua në mesin e 16 pullave më të bukura evropiane, duke lënë kështu një përshtypje shumë të mirë ndër vlerësuesit e pullave.

Pjesëmarrja në konkurse të ndryshme për përzgjedhjen e pullave më të bukura postare dhe pjesëmarrja në panaire të ndryshme ende vazhdon ku Filatelia për çdo vit prezenton pulla të reja postare.

Më gjerësisht për emisionet e pullave përkatëse klikoni në Pullat postare:


 
© 2007 PTK
gipoco.com is neither affiliated with the authors of this page nor responsible for its contents. This is a safe-cache copy of the original web site.