Peticion për ndalimin e patentave për software në Evropë

Hyrje

Peticioni ynë synon të bashkojë zërat e Evropianëve të shqetësuar, shoqatave dhe shoqërive, dhe t'u bëjë thirrje politikanëve në Evropë të ndalin patentat mbi software përmes qartësimesh ligjore.

Sistemi i patentave po keqpërdoret për t'i vënë fre konkurrencës, për hir të përfitimeve të cave, por në dëm të nxitjes së risive. Një mjedis tregu software-esh është më mirë pa patenta fare mbi software-et. Konkurrenca e shëndetshme i detyron lojtarët e tregut të sjellin risi.

Vendimet e gjykatave evropiane ende pranojnë në shumë raste vlefshmërinë e patentave të software-eve të akorduara nga zyra kombëtare patentash dhe Zyra Evropiane e Patentave (EPO), çka është tej kontrollit demokratik. Jo vetëm që vazhdojnë t'i akordojnë ato, por vazhdojnë edhe të ushtrojnë trysni në interes të tyre. Megjithë krizën e thellë të tanishme të sistemit të patentave, janë të paaftë të reformohen dhe kështu, me politikën e butë të akordimit, vënë në rrezik shumë biznese evropiane.

Më 2005-n, Komisioni dukej se mbështeste më mirë interesat e konglomerateve të mëdhaja ndërkombëtare se sa ato të ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme nga Evropa - që janë forcë e madhe lëvizëse e risive evropiane. Parlamenti Evropian më në fund e hodhi poshtë direktivën mbi patentat e software-it, por ky nuk ka të drejtë nismash ligjore.

Arsye

Studime

Hedhjen tej të patentave për software-et e përligjin një numër i madh studimesh serioze shkencore dhe ekonomike.

Të drejta kopjimi për software-in, por jo patenta

Autorët e software-eve janë tashmë të mbrojtur nga ligjet për të drejta kopjimi, të cilat u lejojnë të tjerëve të punojnë për risi në të njëjtën hapësirë e duke prodhuar kështu konkurrencë të shëndetshme, por kjo mbrojtje po minohet nga patentat për software. Është shumë më e lehtë të shkelen patenta mbi software-e, duke qenë ndërkohë krejtësisht të pavetëdijshëm për çfarëdo shkelje. Shoqëritë e software-eve nuk e përdorin dhe as ia kanë nevojën sistemit të patentave për të ofruar risi. Ato duhen mbrojtur nga pronarë patentash të dhëna në mënyrë të dyshimtë.

Procese gjyqësore në vend të risive

Patentat e software-it dalin huq te qëllimi i tyre i ligjshëm. Patentat mbi software-in favorizojnë gjyqet, në dëm të risisë, duke asgjësuar kështu përligjjen e tyre demokratike. Ato i detyrojnë prodhuesit e software-eve të shpenzojnë për burokracinë, paditë dhe shmangien e pretendimeve të dyshimta të akorduara mbi software-e, atë çka ndryshe do të shpenzohej për Kërkim dhe Zhvillim. Pronarët e patentave mbi software-et, të cilët ndonjëherë nuk prodhojnë vetë software, hedhin në dorë një mjet për ushtrim kontrolli të padrejtë mbi tregun.

Gabime amerikane

Në Sh.B.A. luhen me miliarda dollarë, çdo vit, në procese gjyqësore me objekt patenta software-esh, dhe jo vetëm mes shoqërish software-i, por edhe ndaj shoqërish të tjera, thjesht ngaqë këto kanë një site web (kjo po fillon të ndodhë edhe në Evropë po ashtu). Duhet që ky gabim të shmanget në Evropë.

U bëjmë thirrje ligjvënësve tanë

  • që të kalojnë qartësime ligjore, në shkallë vendi, te ligjet thelbësore mbi patentat, me qëllim hedhjen poshtë të çfarëdo patente software-i;
  • që të bëjnë të pavlefshme krejt çka është akorduar ndaj pretendimesh rreth patentash që mund të shkelen nga software-i i xhiruar në një aparat të programueshëm;
  • që të përpiqen për t'i përhapur këto rregulla në shkallë evropiane, përfshi Konventën Evropiane mbi Patentat.

spacer Nënshkruajeni si individ

spacer

Nënshkruajeni si shoqëri

spacer

Nënshkruajeni si shoqatë

spacer

Nënshkruajeni si grup shoqërish

gipoco.com is neither affiliated with the authors of this page nor responsible for its contents. This is a safe-cache copy of the original web site.