• Vala
  • Telekomi
  • Posta
spacer
English | Srpski
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Lajme dhe ngjarje
  • Tenderët
  • Publikimet
  • Mundësi punësimi
  • Kontakti
spacer
Kryefaqja » Rreth nesh
Rreth nesh

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. me 21 dhjetor 2009 shënoi 50 vjetorin e themelimit. Në vitin 1959 me Vendimin e Këshillit Drejtues të Bashkësisë së PTT-së të Jugosllavisë, nr. 1115497/1-1959 u themelua Posta, Telefoni dhe Telegrafi i Kosovës. Ndërsa, nga data 13.09.1990 të gjithë punëtorët shqiptarë dhe minoritetet tjera, që nuk u pajtuan me politikën e regjimit të atëhershëm, ishin larguar nga puna me dhunë.

Gjatë luftës, të gjitha zyrat ishin demoluar dhe disa prej tyre ishin shkatërruar, ndërsa pasuria e PTK-së ishte vjedhur. Pas përfundimit të luftës, grupet negociuese të PTK-së, KFOR-it dhe UNMIK-ut, ua mundësuan punëtorëve rikthimin e ligjshëm në vendet e tyre të punës. Atëbotë, Shërbimet Postare ishin të pamundshme, ndërsa Telefonia dhe Telegrafia e Kosovës, pothuaj nuk funksiononte fare, sidomos lidhjet ndërkombëtare.

Pas një pune 8 vjeçare, PTK-ja ishte organizuar në tri njësi biznesi: Posta e Kosovës, Telekomi i Kosovës dhe operatori i telefonisë mobile Vala. Të tri njësitë e biznesit të PTK-së janë të licencuara nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit të Kosovës. Me 29 qershor të vitit 2005, PTK-ja është shndërruar në shoqëri aksionare, me emrin e ri PTK Sh.A.

Operatori i telefonisë mobile Vala tashmë ofron shërbime të llojllojshme për konsumatorët e saj. Vala ka shtrirë rrjetin e saj pothuajse në tërë territorin e Kosovës, dhe që një kohë të gjatë ofron për të gjithë konsumatorët e saj shërbimet më të avancuara të telefonisë mobile, brenda dhe jashtë operatorit Vala.

Telekomi i Kosovës ka shndërruar rrjetin e vet analog në atë të gjeneratës së ardhshme (NGN), duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të telefonisë, internetit dhe televizionit përmes protokollit të internetit (IPTV).

Posta e Kosovës gjithashtu ka avancuar shërbimet e saj përmes automatizimit të sporteleve, në të cilat ofrohen produktet e të gjitha njësive të biznesit. Posta e Kosovës ka qendrën transite postare, përmes të cilës bëhet grumbullimi dhe shpërndarja e të gjitha dërgesave postare në tërë territorin e Kosovës dhe në vendet tjera të botës.

PTK Sh. A. si Shoqëri Aksionare ka një vizion dhe një mision shumë të qartë për të ardhmen. Misioni i PTK-së është "Të jetë gjithmonë prijëse në ofrimin e shërbimeve superiore të komunikimit, që ua përmirësojnë jetën të gjithë kosovarëve, përmes pasionit të njerëzve tanë dhe përmes përdorimit të teknologjisë më bashkëkohore të sprovuar." Vizioni i PTK-së është "Të jetë forcë shtytëse në rritjen e prosperitetit të kombit dhe pasurimit të jetës së të gjithë kosovarëve".

© 2012 PTK Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Na vizitoni në rrjetet sociale
  • spacer
  • spacer
  • spacer
gipoco.com is neither affiliated with the authors of this page nor responsible for its contents. This is a safe-cache copy of the original web site.